AKTUALITET, 22 Gusht 2019, 15:50

Projekti 3D për Thethin/ Rama kapet keq me komentuesit: Duro o shqipe…

Janë pothuaj të përditshme rastet kur ndjekësit e kryeministrit Edi Rama në rrjetet e tij sociale, bëjnë komente pikante dhe sikletosëse në postimet e shefit të qeverisë, i cili i vënë në vështirësi majftohet duke u dhënë përgjigje evazive.

Kësaj here, në një postim në “Facebook”, ku Rama publikoi projektin në 3D për rehabilitimin e rrugës së Thethit, por pa dhënë asnjë detaj apo informacion shtesë mbi kostot dhe firmat sipërmarrëse, komentuesit janën shprehur skeptikë për konkretizimin e projektit, duke hequr paralele edhe me realizimit të planit për “Lungomare”-n.

“Mund te shohesh ne faqen e bashkise se fierit i ke te ilustruara dhe me foto punimet qe po behen aty dhe fotot e projektit. Ne kur shohim projektin mrekullohemi pastaj kur mbaron themi “hajt se mire eshte” po nuk eshte kjo ideja them une.”- shkruan një nga komentuesit.