AKTUALITET, 22 Gusht 2019, 12:19

Donald Trump, gjysh për herë të dhjetë

Donald Trump, gjysh për herë të dhjetë

Një lajm i mirë vjen nga familja e Presidentit të SHBA-ve Donald, Trump.

Djali i tij, Eric Trump është bërë babai një vogëlusheje ditën e djeshme dhe lajmin e ka bërë publik vetë presidenti në Twitter. Nusja e djalit të tij, Eric lindi një vajzë dhe lajmin e dha vetë ai në Twitter. “Lara Trump dhe unë jemi të entuziazmuar që e mirëpresim në këtë botë, Carolina Dorothy Trump. Ne të duam!”, ka shkruar Donald Trump në Twitter.

E porsalindura është e dhjeta nga nipërit dhe mbesat e presidentit 73-vjeçar që ka pasur pesë fëmijë nga tre martesat e tij.

Dy të parët, Donald Junior dhe Ivanka – nga martesa e tij e parë – kanë përkatësisht pesë dhe tre fëmijë. Eric dhe Lara kanë një djalë.