TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur pa gjurmë nga shtëpia e tij në Angli. Bëhet fjalë për Daniel Gjinaj, 16 vjeç, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 13 gusht.
Në njoftimin e policisë thuhet se i riu shoqërohej shpesh me bashkatdhetarë të tij në atë qytet. Ndërsa, për herë të fundit është parë më 13 gusht, kur u largua menjëherë pas orës 2:00 duke thënë se do të takonte disa miq.
Kanë qenë familjarët, të cilët kanë bërë kallëzimin në polici, ku kjo e fundit ka nisur menjëherë kërkimet.
Autoritet angleze dyshojnë se djaloshi shqiptar mund të ketë udhëtuar në Ëorthing, Lancing ose Croydon.
“Kushdo që e ka parë ose kush e di për vendndodhjen e tij, i kërkohet të raportojë në internet ose të telefonojë policinë”- thuhet në njoftimin e publikuar nga mediat angleze.