AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 17:09

Profilet e larta në burgje, paralajmërimi i Ramës: Do të izolohen

Profilet e larta në burgje, paralajmërimi i Ramës: Do të

Pas prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, kryeminsitri Edi Rama prezantoi projektin që ka Ministria e Drejtësisë për burgjet.

Kreu i qeverisë tha që do bëhet ç’të jetë e mundur për të penguar orkestrimet e profileve të larta.

Rama gjithashtu bëri me dije se do të instalohet një sistem që pengon përdorimin e celularëve apo internetit në ambientet e burgut.

Theksin kryeministri e vuri te profilet e larta kriminale për të cilët duhet krijuar një kategori e izolimit të plotë, për të penguar kontaktet me jashtë apo brenda burgut.

“Duke filluar nga pastrimi i një trupe që ishte kthyer kërcënim për vetë sigurinë në burgje për shkak të rekrutimeve të personave me rekodrde kriminale si punonjës të sistemit dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.

Një degradim i nisur prej vitesh gjë që e vuri qeverinë në pozicionin e një betejë shumë të vështirë për të transformuar tërë sistemin e rekrutimit. Zhvilluam një proces testimi të plotë dhe të drejtë. Për herë të parë rekrutimi i punonjësve që ishin të emëruarit e parë, nuk u krye me lista të partisë që drejtonte ministrinë e Drejtësisë, sic ishte bërë traditë për vite me radhë.

Jam këtu për të forcuar sot një mesazh që ministria e Drejtësisë po jep në mënyrë kostante por nuk dua të kursehem në mënyrën që ministrja po udhëheq, një betejë shumëplanëshe. Në këtë drejtim kam mbështetur propozimin për të forcuar luftën kundër kriminelëve që vuajnë dënimin brenda burgjeve, por që nga brenda burgjeve e kanë bërë rrugë të orkestrojnë krimin e organizuar, por që s’do ndodhë se do të luftohen deri në asgjesim profilet e larta brenda burgjeve.

Profile të larta që kanë aktivitet të jashtëligjshëm falë dhe kapaciteteve korruptive, që do të ndëshkohen pa asnjë kompromis. Masat e propozuara nga ministrja janë të mbështetura nga unë, ato konsistojnë në kategorizimin e burgjeve në bazë të kritereve të rrezikshmërisë për të burgosurit, duhet krijuar një kategori e izolimit të plotë i të ashtuquajturëve profile të larta të krimit.

Një metodë e përdorur kudo në botë, si dhe në Itali kundër mafias, ndërprerje maksimale e kontakteve jashtë e brenda burgut, e kontroll specifik për këdo që vuan dënimin si i spiaktur i krimit apo me natyrë terroriste. Do montohet pajisja që ndalon linjën telefonike apo të internetit. Rregullorja do të jetë precize dhe do ketë kamera 24 orë, duke filluar që nga burgu 313 e më pas në të 24 institucionet e tjera. Kamerat nuk do shihen vetëm nga Drejtoria e Burgjeve por dhe Operacioni “Forca e Ligjit”, pra do ketë dy salla monitoruese 24 orë, që askush mos fshihet nga batanija që i hedh kamerave,” tha Rama.