AKTUALITET, 12 Maj 2019, 16:10

Profesori i njohur kosovar/ Rusia po djeg Shqipërine nëpërmjet Ramës

Profesori i njohur kosovar/ Rusia po djeg Shqipërine nëpërmjet


Profesori i njohur kosovar, Milazim Krasniqi, shkruan se “...pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiçin", Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë.”

Krasniqi thekson se “Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan.”

Ja reagimi i plotë i Milazim Krasniqit

Pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiqin, Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë. Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan. Nuk pati sukses në Mal të Zi, dështoi në Maqedoni, gjasat janë që dështoi edhe në Kosovë, prandaj tash i është drejtuar Shqipërisë. Pas brutalitetit të djeshëm policor, rreziku për një destabilizim të rëndë të Shqipërisë vërtet është i madh. Kjo edhe për arsyen se bizantizmi në Shqipëri është shumë virulent. Veç kujtojeni psikozën bizantiniste të vitit 1997!