SPORT, 29 Korrik 2018, 17:58

Probleme për Ergys Kaçen, mesfushori dëmtohet në gju

Probleme për Ergys Kaçen, mesfushori dëmtohet në gju

Ergys Kaçe ka nisur prej ditësh aventurën e tij me Panathinaikosin. Pas mbylljes së huazimit në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, arriti akord me klubin e “jeshiltë” që të mund të transferohej edhe këtë sezon.

Mirëpo, për fat të keq, ka pësuar një dëmtim në gju që e ka bërë të ndërpresë përgatitjet për disa ditë. Nga mediat greke mësohet se do t’i duhet një javë kohë në mënyrë që të rikthehet në fushë me Panathinaikosin për vijimin e fazës përgatitore. Kaçe bëri mirë në edicionin e shkuar me Panathinaikosin dhe pritshmëritë janë të larta për te.