SPORT, 29 Korrik 2018, 09:50

Video/ Shikoni çfarë bën Shaqiri, një gol si ky nuk ishte parë kurrë në debutim

Debutimi i Xherdan Shaqirit me fanellën e Liverpool është pak të thuhet pozitiv. Shqiptaro-zvicerani ka qenë fondamental në shkatërrimin e Manchester United 1-4 në International Champions Cup, duke i dhënë të drejtë Jose Mourinhos që ishte ankuar për merkaton në krahasim me Liverpool.

Gol dhe asist për numrin 23, i futur në fushë në fillimin e pjesës së dytë, por që shenjën e tij të jashtëzakonshme e la në minutën e 82 me një gol në akrobaci, që la të shtangur Grant në portë dhe Mourinhon në pankinë.

Ka qenë dita e futbollistëve me origjinë kosovare sepse edhe në sfidën e humbur të Bayern Mynih 2-3 kundër Manchester City serinë e golave në minutën e 15 e ka hapur Mertian Shabani.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/07/yakZ.mp4"][/video]