SPORT, 27 Korrik 2018, 19:14

Presidenti Ilir Meta, urim special për ish-kapitenin legjendar Lorik Cana

Ditë e veçantë është sot për ish-lojtarin dhe ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Canën, i cili mbush 35 vjeç. Urimet dhe mesazhet për të janë pa fund, por mes tyre ka edhe një urim special nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, një njeri i lidhur shumë me sportin.

Në mesazhin e tij, Presidenti Meta vlerëson kontributin dhe figurën e Canës, duke veçuar pasionin e tij për Kombëtaren.

Ja dhe mesazhi i urimit të Presidentit Meta:

Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë. Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij.