AKTUALITET, 16 Maj 2021, 18:39

Priste 294 kg kokainë nga Brazili, arrestohet në shqiptari në Francë

Priste 294 kg kokainë nga Brazili, arrestohet në shqiptari në

Shqiptari ishte në pritje të 294 kilogramëve kokainë, që ishin kapur në portin e Montuar de Bretagne në Francë, brenda një kontenieri të ardhur nga Brazili.

Informacionet që ishin marrë në rrugë operative kishin zbuluar ngarkesën dhe pritësin, që ishte një shqiptar 34-vjeçar i arrestuar nga policia e Modena, Itali.

LEXO EDHE:

Kosova regjistron 71 raste të reja me Covid-19 dhe dy humbje jete

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti nga autoritetet franceze, pasi ata e cilësojnë si njeriun që do të merrte sasinë prej gati 300 kilogramësh kokainë.

Ai është kapur në qytetin e Modena, nga policia lokale dhe më pas është dërguar në qeli në pritje të ekstradimit drejt Francës ku edhe do të vendoset nën akuzat e trafikut të drogës.