TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman ka arrestuar tre anëtarë të familjes mbretërore, Ahmed bin Abdulaziz-in, ish-princi i kurorës, vëllain e mbretit aktual, Muhamed bin Nayef, dhe princin, Nawaf bin Nayef, pasi dyshohet se ishin duke përgatitur një grusht shteti.
Ata akuzohen për tradhti ndaj atdheut dhe rrezikojnë shumë vite burg, por edhe mund të ekzekutohen.
Arrestimet vijnë në një kohë kur frika për ndikimin e koronavirusit ka ulur çmimin e naftës, burimin kryesor të të ardhurave të mbretërisë.
Rregulli i deritanishëm i Arabisë Sauditë që prej themelimit ka qenë që kurora kalonte nga vëllai në vëlla pas vdekjes së themeluesit, por gjithçka ndryshoi pak vite më parë duke bërë që të hiqet nga lista, Ahmed bin Abdulaziz. Që në këtë moment nisën edhe pakënaqësitë.