AKTUALITET, 7 Mars 2020, 11:45

Bill Klinton flet për aferën me Monika Levinskin: Ishte për të menaxhuar stresin...

Bill Klinton flet për aferën me Monika Levinskin: Ishte për


Ish-presidenti Amerikan, Bill Klinton, ka deklaruar se afera e tij me Monika Levinskin ishte një mënyrë për të " menaxhuar stresin".

Klinton e bëri këtë deklaratë për një seri dokumentarësh dedikuar bashkëshortes së tij, Hillari Klinton dhe kandidaturës së saj për Presidente të vitit 2016.

I pyetur nga gazetarët se pse ai u përfshi në këtë aferë seksuale me ndihmësen e tij, ai u përgjigj " Askush nuk mendon se si të rrezikojë në mënyrë të përgjegjshme. Ishte e dëmshme për familjen time, vendin tim dhe ata që punonin me mua."

Ai thotë gjithashtu se ishte nën presion të madh por pranon se veprimet e tij janë të pajustifikueshme.

"Të gjithë kemi presione, zhgënjime dhe frikëra. Dhe kjo ishte një mënyrë për të menaxhuar stresin dhe ankthin."

Ky rrëfim i ish-presidentit ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale ku shumë njerëz kanë komentuar duke thënë se Klinton duhet të kishte marre mjekime, meditim ose valium nëse ishte në vështirësi.

/TPZ.AL