TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin një mot të vranët në të gjithë territorin.
Gjatë pasdites vranësirat do të intensifikohen duke sjellë reshje, ku në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.
Sipas parashikimit të motit dita e diel pritet të jetë me kthjellime, ndërsa të hënën pasdite rikthehen reshjet.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 09ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16ºC.
Era do të fryjë në drejtim Jugor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.