AKTUALITET, 24 Janar 2020, 19:35

Presidenti Meta takon përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare: Ngritja e Muzeut të Historisë Hebraike në Vlorë, hap i rëndësishëm

Presidenti Meta takon përfaqësues të bashkësisë

Presidenti Ilir Meta, i pranishëm në Izarel në kuadër kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, është takuar edhe me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Shtetin e Izraelit.

Presidenca njofton se Presidenti Meta i falënderoi ata për kontributin e tyre për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Kreu i Shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.