TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqata Amerikane e Shkencave Politike, e përbërë nga një grup prej më shumë së 170 studiuesish, ka publikuar sot një sondash që ka llogaritur “madhështinë”, vlerësimin për secilin president.
Sondazhi është publikuar pikërisht në Ditën e Presidentëve, festa kombëtare e cila kujton të gjithë presidentët në detyrë.
Në vend të parë renditet presidenti Lincoln me 95 pikë nga 100 të mundshme.
Pas tij renditet presidenti Washington me 93 pikë dhe Roosevelt me 89 pikë.
Në vend të fundit renditet pikërisht presidenti aktual, Donald Trump, me vetëm 12 pikë.
Herën e fundit që grupi drejtoi studimin, në vitin 2014-tw, Barak Obama hyri në listë në vendin e 18-të.
Prej atëherë, ai ka kaluar në vendin e tetë, përpara Ronald Reagan. Trump ende ka kohë për të përmbysur renditjen, pasi trashëgimia e shumë presidentëve përmirësohet me kalimin e kohës, thonë studiuesit.
Por tani, Trump duhet të pranojë vendin e fundit.