TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev njoftoi dorëheqjen e tij shokuese të martën, 29 vjet pas marrjes së detyrës.
"Kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen nga posti i presidencës", tha 78-vjeçari në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror''.
"Mandati i presidencës do t'i kalojë kryetarit të senatit për pjesën e mbetur të mandatit tim presidencial," tha Nazarbayev, duke iu referuar kushtetutës''.
Pozicioni i kryetarit të senatit aktualisht mbahet nga Kassym-Jomart Tokayev, 65 vjeç, një ish-kryeministër.
Mandati i Nazarbayev mbaron në mars të vitit 2020. Ky veprim vjen nga një pakënaqësi ndaj liderit dhe një ekonomi që ende po shërohet nga një rënie e çmimit të naftës në 2014.
Ai u bë kreu i përjetshëm i këshillit të sigurisë të vendit vitin e kaluar. Nazarbayev, i cili fitoi zgjedhjet e vitit 2015 me gati 98 përqind të votave, pritej gjerësisht të kërkonte një mandat tjetër në vitin 2020.
Muajin e kaluar, Nazarbayev njoftoi një paketë shpenzimi prej disa miliardë dollarësh për programet sociale dhe pagat e shtetit. Ai gjithashtu premtoi investime të mëdha në infrastrukturë. Nazarbayev do të gëzojë fuqi të rëndësishme të politikëbërjes pas dorëheqjes së tij falë statusit të tij kushtetues si "Udhëheqësi i Kombit"./TPZ.AL/