TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka sekuestruar rreth 44 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar, në rrugën periferike të Zagorit, Janinë.
Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe me ndihmën e qenit nuhatës, brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 43 kg 800 gram marijuanë.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe 735 euro dhe 2 celularë. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një 32 vjeçar shqiptar.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.6 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.