TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kohën kur pothuaj i gjithë opinion sportiv është rreshtuar krah Thomas Strakoshës, për lënien jashtë skuadrës nga tekniku Kristian Panuçi, pasi portieri i Lacios u bllokua në trafikun e Romës, duke humbur fluturimin, një goditje të fortë portieri i përfaqësueses e ka marrë nga ai që nuk e priste… i ati Foto Strakosha.
I kontaktuar në linjë telefonike, sipas asaj që bën të ditur Panorama Sport, ish-numri 1 i kuqezinjve, peshë që ka kaluar tashmë mbi shpatullat e të birit, është pozicionuar në krah të teknikut Italian, duke u shprehur: “Pavarësisht gjithkujt, Kombëtarja është mbi të gjithë”.
Është e çuditshme në fakt që Foto ka zgjedhur ti tërheqë vëmendjen të birit, në kohën kur vonesa e paraqitjes nën urdhërat e Panucci është konsideruar jashtë mundësive të 23 vjecarit, që të dielën ka luajtur deri në orën 17 ndeshjen e Serie A kundër Parmës: “Edhe në karrierën time, por në të gjithë jetën time, mbi çdo gjë, ka qenë ekipi kombëtar. Dhe për të respektuar edhe momentin e ekipit kombëtar që ka ndeshjen të premten, duke marrë shkas edhe që unë jam prind, babai i Tomasit, nuk do të jem i bindshëm për asnjë. Kështu që, unë jo vetëm e kam për detyrë, por sinqerisht që e respektoj vendimin e trajnerit” ka vlerësuar situatën Foto.
Rregullat janë rregulla natyrisht, por ndonjëherë ka dhe përjashtime, edhe pse Foto nuk kërkon aspak këtë, madje me mbështetjen që jep për vendimin e teknikut Italian, kërkon të shuajë cdo polemikë që në start: “Që në momentin që rregullat e trajnerit janë ato, përderisa është thyerje disiplinore që për X arsye të mos arrish në kohën e duhur, unë e mbështes dhe e respektoj vendimin e trajnerit”.