TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri Hasan Lika mbyll aventurën me Vllazninë dhe largohet për arsye emigrimi në SHBA.
Dita e sotme ka qenë e fundit për Hasan Likën në drejtimin e Vllaznisë. Pas stërvitjes së paradites, ishte vetë Lika që i ka komunikuar skuadrës këtë largim për arsye emigrimi.
“Ishte një periudhë shumë e mirë për mua në drejtimin e Vllaznisë.
Edhe pse në Kategorinë e Parë, unë e pranova ofertën e drejtuesve të saj, të cilët i falenderoj për bashkëpunimin e sinqertë që patën me mua.
Më vjen keq nga ky largim, por këto ishin kushtet e mia familjare. Në fundin e këtij muaji më skadon viza për në Amerikë. Vllaznisë i uroj suksese në Kategorinë Superiore”,-deklaroi Hasan Lika pas largimit nga stoli i Vllaznisë.