TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Turqinë për kualifikueset e Euro 2020, mesfushori Ledian Memushaj është shprehur se, ekipi ka shumë mungesa megjithatë kjo nuk është justifikim, teksa duhet tentuar kalimi i grupit. Për Memushajn Liga e Kombeve ishte për t’u harruar.
Asist? “Dua ta bëj dhe me kombëtaren dhe nuk po mendoj çfarë kam bërë me klubin. E rëndësishme është që Kombëtarja të arrijë sa më lart”.
“Të gjithë lojtarët kanë minuta dhe është pozitive. Kemi shumë mungesa por këto nuk duhen menduar. Duhet menduar ndeshja me Turqinë dhe duhet kaluar në ndeshje të vështira. Është pozitive që jemi me minuta.
Kemi bërë paraqitje të mira dhe jo të mira. Liga e Kombeve duhet harruar dhe duhet të jemi pozitivë dhe të mendojmë për ndeshjen që kemi tani.
Andorrën nuk e njohim si ekip kurse Turqia është ekip i mirë dhe ka lojtarë si Çalhanollu qe luan me Milanin. E dimë se çfarë na pret.
Do të merrja dy kartonë të kuq, jo vetëm një por që të fitojmë si në miqësore. Jam i kënaqur për Sadikun se e kam shok. Ka pasur dëmtim të vështirë dhe i dimë kualitetet e tij. Është i rëndësishëm për ne. Edhe Balaj ka bërë mirë kur ka luajtur.
Më parë kemi luajtur futboll mbrojtës dhe kam luajtur. Nuk ka mënyrë të qartë pasi edhe si mbrojtës kemi humbur edhe në sulm kemi humbur.
Kemi ndeshje që duhen fituar dhe të ndryshojmë grupin duke kaluar turin. Duhet menduar për Turqinë se është ndeshje më e vështirë. Pastaj kemi dy ditë tjera për të menduar ndeshjen ndaj Andorrës”, tha Memushaj.