TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ekspertët bëjnë me faj ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur mbi masat që duhet të merrte për shtimin e sigurisë në Aeroport.
Dritan Goxhaj, ekspert i Aviacionit Civil, i ka kërkuar nga studio e Ora News, ministres Balluku të tregojë njëherë të vetme se ku e ka gjobitur koncesionarin e Rinasit për shkeljet e gjetura në raport, pavarësisht se në raportin për sigurinë në fushën e aviacionit civil u konstatuan shkelje të rënda.
‘Në rast se Autoriteti thotë ose Ministrja thotë se nuk ka ka dëgjuar koncesionari, atëherë le të tregojnë vetëm njëherë zbatimin e kodit. Një nga masat administrative që duhet të marrë Autoriteti është gjobë nga 5 milion në 10 milion lekë të vjetra për çdo gjetje që ata mund ti bëjnë firmës së sigurisë. Le të tregojnë njëherë që e ka gjobitur. Ka dështuar totalisht në kryerjen e detyrave të veta. Deklarata e Ministres dhe gjithë këtyre që thonë ne e dinim që ishte ky nivel dhe nuk kanë marrë asnjë masë, tregon që këta kanë bërë një vepër penale të shpërdorimit të detyrës.
Ndërsa ish-drejtori i Emergjencave Civile tha se edhe në vitin 2017 është propozuar shtimi i masave të sigurisë, por asnjë nuk u mor parasysh.
“Jo vetëm shtimi i masave që do të kompensonin ruajtjen dhe sigurinë që bënte dikur reparti i rendit tani do të bëheshin me masa sigurie të telekomanduar, me sensorë, nuk u bënë kurrë. Për këtë e ka përgjegjësinë drejtëpërdrejtë Autoriteti, Ministria e Transporteve.”