TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen rastet e reja të konfirmuara pozitive me Covid-19 ditën e sotme në Vlorë. Mes 42 rasteve të reja janë katër mësues, tre prej të cilëve në shkollat e fshatit dhe një në qytet, një nxënës dhe një pedagog pranë Universitetit të Vlorës.
Pozitiv kanë rezultuar edhe tre infermierë pranë Qendrës Shëndetësore në Vranisht dhe asaj numër 1, si dhe tre edukatore kopshti. Raste të reja janë konfirmuar edhe pranë Policisë Vlorë, Sigurimeve Shoqërore dhe Kadastrës së Vlorës.
Aktualisht në Vlorë janë 1045 raste aktive të konfirmuara pozitivë me COVID-19