TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës organizoi të dielën në qytetin e Kukësit, marrjen e firmave të qytetarëve dhe ish minatorëve për një peticion drejtuar Parlamentit dhe Qeverisë për Statusin e Minatorit.
Pavarësisht premtimeve ndër vite Statusi i Minatorit ka mbetur ende në letër.
Beqir Duriçi, përfaqësues i sindikatës dhe minator në Bulqizë, thotë se statusi është shpresa e madhe e minatorëve ndërsa kërkesat që shtrojnë përmes këtij peticioni janë, sigurimi i jetës për minatorët, rritje e pagave dhe përftimeve.
“Ky është një nga sektorët më të vështirë. Jemi zhgënjyer nga sindikatat e vjetra prej vitesh. Është sigurimi i jetës në rast humbje dhe lidhja e pensionit të familjes.
Po humbin shumë jetë dhe përgjegjësitë po i merr viktimat. Tjera është rritja e pagave”, thotë Beqir Duriçi, përfaqësues i Sindikatës.
Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, prej disa ditësh në mbarë vendin ka ndërmarrë nismën e mbledhjes së 20 mijë firmave për t’i drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, peticionin për miratimin e statusit të minatorit.