AKTUALITET, 6 Dhjetor 2020, 16:17

Moti i keq godet Italinë, dëbora bllokon rrugët (FOTO)

Italia po përballet me një mot të keq, ku shumë zona janë përfshirë tashmë nga reshjet e borës dhe të shiut.

Në disa zona, të tilla si Friuli-Venezia Giulia dhe në Provincën Autonome të Bolzanos është dhënë alarmi i kuq. Ndërsa shumë lokalitete në Alto Adige kanë mbetur të izoluara për shkak të mbylljes së rrugëve.

Mediat italiaine raportojnë edhe për rrëshqitje të dherave. Një alarm i verdhë u lëshua gjithashtu në disa zona të Lombardisë, Ligurias, Marches, Lazios, Toskanas dhe Bazilikatas.

Për të rritur më tej sigurinë, në disa zona ku kanë rënë më shumë reshje, u pezullua transporti hekurudhor.