AKTUALITET, 6 Dhjetor 2020, 18:00

Regjistrohen 101 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Greqi, 904 raste të reja

Regjistrohen 101 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit në

Organizata Kombëtare e Shëndetit, EODY, ka bërë sot publike 904 raste të reja të virusit të ri në Greqi, nga të cilat 5 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve tashmë është 11 5471.

Ndërkohë që 600 pacientë trajtohen të intubuar, 651 pacientë prej tyre janë liruar nga spitalet.

Gjithashtu, janë regjistruar 101 vdekje në 24 orët e fundit duke shkuar në 3003 vdekje gjithsej në vend, për shkak të virusit.