TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kufizimet anti-COVID-19 u lehtësuan sot në disa rajone të Italisë, falë veçanërisht uljes së presionit mbi spitalet dhe stabilizimit të kurbës së infektimeve, megjithatë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, paralajmëroi kundër çdo uljeje të vigjilencës.
“Nëse ne ulim vigjilencën tonë në këtë kohë, rrezikojmë ta gjejmë veten në janar-shkurt me një rritje të re të infektimeve, duke mos mundur ta përballojmë atë”, tha ai për kanalin e lajmeve SkyTG24.
Qeveria italiane ka krijuar një sistem me tre ngjyra për të dalluar rajonet sipas rrezikut përballë COVID-19: e verdhë (rrezik i moderuar), portokalli (rrezik i ndërmjetëm) dhe e kuqe (me rrezik të lartë).