TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria U19 për femra po merr pjesë në një turne të UEFA-s, aty ku sot kanë zbritur sërish në fushën e blerët duke u turpëruar me rezultatin e thellë 9-0 nga Portugalia. Vajzat kuqezi nuk kanë arritur të rezistojnë qoftë një minutë, duke qenë se menjëherë pasi nisi takimi, ka ardhur goli që në sekondat e para.
Pjesa e parë, ka përfunduar me rezultatin e thellë 6-0 ndërkohë që 3 gola të tjerë janë shënuar në pjesën e dytë. Cilësitë e skuadrës portugeze, natyrisht që kanë bërë diferencën në këtë ndeshje dhe mjafton të shihet goli i shënuar nga Nazaret për të kuptuar lartësinë që ky ekip ka.
Nazaret ishte padyshim protagoniste duke realizuar në minutën e parë dhe në minutën e 49 të pjesës së parë. Ndërkohë, dy gola janë shënuar nga Ferreira, dy nga Pintsailo dhe në pjesën e dytë kanë qenë Barbosa, Albukuerke e Teles ato që kanë vulosur fitoren. Kujtojmë që më herët, me rezultatin 6-1 është mundur skuadra e Kosovës nga Hungaria.