AKTUALITET, 5 Tetor 2019, 17:55

Kishte mbjellë parcela kanabisi në zonë të pyllëzuar, arrestohet shqiptari në Greqi

Kishte mbjellë parcela kanabisi në zonë të pyllëzuar,

Prokuroria e Antidrogës në Atika ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj një shqiptari 25-vjeçar, pasi dyshohet se kishte mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Kythera.

Oficerët organizuan një kontroll dhe identifikuan 79 pemë kanabisi, duke filluar nga 1 deri në 2.5 metra të lartë, 49 kg dhe 400 gram kanabis të papërpunuar, si dhe pajisje për kultivimin e kanabisit. Në një pjesë tjetër të pyllit, ata gjetën 11 qese me kërp, shkruajnë mediat greke.