TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marash Kumbulla është padyshim një nga talentet më premtues në Itali. Mbrojtësi 19-vjeçar ka arritur të gjejë sot golin e parë me fanellën e Helas Veronës në ndeshjen ndaj Sampdorias, aty ku pas një krosimi në zonë, Kumbulla ka goditur mjaft mirë me kokë duke e çuar topin në rrjetë.
Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Veronës, ku natyrisht po kalon një moment fantastik. Kumbulla ishte pak kohë më parë protagonist ndaj Milanit duke qenë më i dalluari në fushë ndërkohë që bëri një paraqitje të mirë edhe ndaj Juventusit.
Pikërisht ndaj bardhezinjve ai u ndëshkua me karton të kuq teksa trajneri e la në stol edhe në ndeshjen pasi u rikthye nga pezullimi. Ky gol, vjen në kohën e duhur për Kumbullën ku do të jetë një nga të ftuarit për ndeshjet e Kombëtares.