TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë më parë, pavarësisht se emisionet televizive me më shumë se 2 persona në studio nuk zhvillohen si masë e marrë kundër përhapjes së Koronavirusit, ”Portokalli” njoftoi se nuk do ta ndërpriste transmetimin. Për të gjithë shqiptarët që janë mësuar ta ndiqnin programin e humorit të dielave, ata do të vinin me versionin ”Ditari i Karantinës”, jo më në skenën e përhershme, megjithatë me të njejtat personazhe të përshtatur në situatën e re ku ndodhemi.
Megjithatë, pasi u transmetua këtë fundjavë, duket se ky format i improvizuar nuk do të vazhdojë. Me anë të një njoftimi në Instagram, stafi i “Portokalli” njofton se ka të pamundur vazhdimin e spektaklit në kushte të tilla dhe realizimi në standartin që ata duan, nuk mund të bëhet.
