LIFESTYLE, 24 Mars 2020, 11:50

FOTO/ Nga izolimi në Greqi, Stresi s’i ndahet Kejsit! Gjen mënyrën për të qenë pranë saj


Reperi Arkimed Lushaj dhe bashkëshortja e tij Kejsi, duket se janë në një rrugë të mirë drejt rikthimit. Çifti tashmë e kanë shprehur hapur se mbajnë komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe nuk ndahen asnjë sekondë.

Madje në një postim në rrjete sociale, ka qenë Kejsi ajo që ka treguar se pavarësisht largësisë dhe izolimit nga koronavirusi, ata gjejnë një mënyrë për të qenë pranë njëri-tjetrit.

Me një lojë të luajtur online, në ekranin e telefonit të Kejsit shfaqet dhe emri i reperit, Arkimed.

“Si kalojmë ditën në karantinë…kush fitoi?”- shkruan Kejsi në postimin e saj në Instastory.

Prej ditësh Stresi ndodhet i izoluar në Greqi, pasi iu desh të shkonte për një koncert, i cili nuk u realizua nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.