LIFESTYLE, 24 Mars 2020, 18:51

Nuk fshihet më lidhja mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës


Ajo është përfolur shpesh herë për lidhjet e saj të dashurisë megjithatë asnjërën prej tyre nuk e ka bërë publike.

Por së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale.

Pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit, Oriola dhe Eros tashmë kanë vizituar një destinacion të ri.

Fotot e fundit të publikuara tregojnë se ata ndodhen bashkë, në një vend me dëborë që duket nga pamjet e njëjta që kanë publikuar për ndjekësit.

Me sa shohim këto ditë të izolimit nga situata e virusit që është përhapur në të gjithë botën, modelja dhe futbollisti po i kalojnë bashkë dhe këtë kanë dashur t’ua tregojnë të gjithëve

Nuk e dimë se ku po i kalojnë këto ditë Oriola me Erosin, por pamjet janë për t’u pasur zili!