LIFESTYLE, 24 Mars 2020, 16:22

24 marsi , dita që bashkon tre politikanët shqiptarë

24 marsi , dita që bashkon tre politikanët shqiptarë


Tre politikanë shqiptarë i bashkon një datë mjaft e veçantë, kjo e sotmja. Presidenti Ilir Meta, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati kanë lindur në të njëjtën ditë, 24 mars, edhe pse në vite të ndryshme.

Konkretisht, Meta feston sot 51 vjetorin e lindjes së tij, Kurti mbush 45 vjeç e ndërsa Bushati, 43. Të tre këta politikanë, do të fikin në të njëjtën ditë qirinjtë e tortës së tyre, pavarësisht ndasive dhe bindjeve politike.