TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëna e Rita Orës, Vera po rikthehet në vijën e parë të frontit, në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit.
Profesionistja e kujdesit shëndetësor është një psikiatre dhe një ish-mjeke e përgjithshëm, por zbuloi se do të rikthehet dhe do të jetë e pranishme në qendrat shëndetësore për të përballuar fluksin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Doktoresha 55-vjeçare,postoi një video ku shpjegonte vendimin e saj për t’u rikthyer ndërsa u kërkoi ndjekësve të saj të rrinin në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.
“Unë do të kthehem në punë nesër. Unë punoj me pacientë të shëndetit mendor, megjithatë, për shkak të presionit ndaj SHKSH do të shkoj në vijën e parë për të ndihmuar me departamentet e tjera,”– u shpreh e ëma e Rita Orës, Vera Ora.
Ajo shtoi: “Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet që të mund t’ju ndihmojnë, që të jeni të sigurt. Ju dua të gjithëve .”
Njoftimi i Verës vjen pasi Kryeministri Boris Johnson nxiti çdo mjek ose infermier që u largua ose u tërhoq në pension në tre vitet e fundit të kthehen për të ndihmuar në trajtimin e COVID-19.
Zyrtari Kryesor i Mjekësisë Profesori Chris Whitty paralajmëroi javën e kaluar se spitalet në Londër së shpejti do të jenë nën një presion të fortë.