TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me mbylljen e së dielës turistët po nisin kthimin nga zonat bregdetare drejt qyteteve, kryesisht Tiranës. Policia Rrugore njofton se këtë pasdite ka një shtim të fluksit në akset kryesore në hyrje të Tiranës, por jo pengesa apo radhë.
Ndërkohë uniformat blu kanë marrë masa të shtuara krahas edhe tragjedisë së dy ditëve më parë në aksin Fier-Vlorë ku prej shpejtësisë së madhe u shua një familje prej 4 anëtarësh.
83 drejtuesve i është hequr leja e drejtimit në 24 orët e fundit kurse 2 mijë e 839 të tjerë janë ndëshkuar me gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!
Vijon kontrolli permanent i akseve rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.
Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara janë shpejtesia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave, kamerave, dronëve dhe makinave të pauniformuara, janë evidentuar dhe ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 83 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 2839 të tjerë, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:
Aktualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore ncionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë.
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?