AKTUALITET, 26 Tetor 2019, 08:35

Policia ndalon 10 persona në Kakavijë, do shkonin në përkujtimoren për vdekjen e Kacifas

Policia ndalon 10 persona në Kakavijë, do shkonin në



Pika kufitare e Kakavijës, Gjirokastra dhe Bularati janë blinduar që prej ditës së djeshme nga forca të shumta policie.

FNSH, RENEA dhe anti-terrori kanë shkuar në jug  të vendit, pasi sot në Bularat do të zhvillohet ceremonia përkujtimore për Kostandinos Kacifas.

Sipas informacioneve nga pika kufitarë e Kakavijës, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 1800 persona, ku disa prej tyre janë ndaluar.

Mësohet se 3 persona që kanë tentuar të futen në Shqipëri kanë qenë non grata dhe 7 të tjerë janë ndaluar sepse nuk përmbushin qëllimin e udhëtimit.

Ndërkohë bëhet me dije se një autobuz me 20 persona ka hyrë në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në përkujtimoren e Kostandio Kacifas.