AKTUALITET, 25 Tetor 2019, 20:36

Aksident i rëndë në hyrje të Librazhdit/ Makina përplaset me ndarësen e rrugës dhe digjet totalisht

Aksident i rëndë në hyrje të Librazhdit/ Makina

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Librazhdit.

Një automjet është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe ka shpërthyer në flakë, duke u djegur totalisht, raporton News 24.

Ndërkohë, nuk dihen ende fati i drejtuesit të mjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat pritet të zbardhin detajet e ngjarjes së rëndë.