AKTUALITET, 25 Tetor 2019, 22:20

Çfarë po ndodh/ Rama dhe Kurti mbi 3 orë e 30 minuta takim kokë më kokë

Çfarë po ndodh/ Rama dhe Kurti mbi 3 orë e 30 minuta takim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar mbrëmjen e së premtes në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tyre nisi rreth orës 18:30 minuta dhe vijon ende megjithëse kanë kaluar më shumë se 3 orë e 30 minuta.

Biseda mes Kurtit dhe Ramës po zhvillohet në zyrën e këtij të fundit. Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë ka shkuar në këmbë dhe pa eskortë shoqëruese në ambientet e kryeministrisë. Kreu i Vetëvendosjes tha për mediat kosovare se do të diskutojë shumë tema me kryeministrin Edi Rama, por nuk e specifikoi konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.