AKTUALITET, 10 Korrik 2021, 11:47

Policia mësyn në banesën e 64-vjeçarit në fshatin Xibrakë, i vë prangat pasi i gjetën…

Policia mësyn në banesën e 64-vjeçarit në fshatin


Policia ka mësyrë mëngjesin e sotëm në banesën e një personi në fshatin Xibrakë të Elbasanit, për të cilin dyshohej se mbante armë zjarri pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ramazan Çeka në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak”, tha policia.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramazan Çeka, 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.