TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident mes dy makinash ka përfunduar në një sherr mes drejtuesve të mjeteve.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Ata janë përplasur me njëri-tjetrin me makina e më pas kanë dalë nga automjetet dhe janë konfliktuar me sende të forta.
Si pasojë e sherrit, ata kanë pësuar lëndime të vogla dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia mbi rrethanat dhe shkaqet e këtij sherri.