AKTUALITET, 10 Korrik 2021, 09:03

Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët/ Basha: Ky regjim, i korruptuar deri në palcë. Peshku qelbet nga koka


Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot, një ditë pasi kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet dhe të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut.

Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha shkruan se qytetarët e dinë “që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit”.

Teksa kujton shprehjen se “peshku qelbet nga koka”, Basha thotë se ajo që është e qartë për qytetarët ëshë se “ky regjim është i korruptuar deri në palcë”.

Postimi i Bashës në Facebook:

Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA ?