AKTUALITET, 10 Korrik 2021, 11:20

Ndërtuan pa leje në zonën bregdetare, arrestohen pronarët e dy subjekteve në Durrës

Ndërtuan pa leje në zonën bregdetare, arrestohen pronarët e


Dy pronarë subjeketesh në Durrës janë arrestuar në flagrancë pasi kishin ndërtuar pa leje në zonën bregdetare.

Mësohet se në pranga u vunë Resild Meta 29 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap në bregdet duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente dhe Mafmut Beja, 57 vjeç, banues në Shkafanë, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri

Gjithashtu, policia në Durrës procedoi penalisht dy punëtorë B. D. dhe E. D. për dhënie ndihme në ndërtim të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e stacionit të Policisë Manëz, gjatë kontrollit të territorit në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit, kanë konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. M., 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente;

M. B., 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit B. D. dhe E. D. (punëtorë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.