AKTUALITET, 17 Tetor 2018, 21:29

Plagosja e kryetarit të PD-së në Mat, zbulohen detajet e para, çfarë thotë policia

Plagosja e kryetarit të PD-së në Mat, zbulohen detajet e para,

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut.

Por burime për Fax News bëjnë me dije se ai është plagosur nga një person tjetër, nga një fshat afër Bushkashit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Autori dhe Gjovalin Rica kanë qenë së bashku në të njëjtin lokal.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, mësohet se i plagosuri është shtetasi Gjovalin Rica. Mësohet se Rica është kryetar i seksionit të PD-së në njësinë administrative Ulzë, ndërsa dyshohet se është vetëplagosur me një çifte.

Shtetasi Gj.R, është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.