TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tridhjetë persona nga Bulqiza janë paraqitur këtë të shtunë në spitalin e qytetit me shenja helmimi.
Sipas mjekëve, shtetasit dyshohen se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Qytetarët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal. Në mesin e te helmuarve ka të rritur, por edhe fëmijë. Ajo që raportohet si shqetësuese edhe nga bluzat e bardha është fakti se sa vjen dhe rritet numri i banorëve, të cilët shfaqin të njëjtat simptoma.
Ndërkohë organet kompetente dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për të identifikuar shkaqet, që çuan në helmimin e 30 banorëve të të njëjtit qytet.