AKTUALITET, 23 Prill 2020, 22:26

Poetja Açka: U mbyll biznesi i vogël dhe jo fasoneritë që ishin vatra zjarri! Kjo është kriminale!

Poetja Açka: U mbyll biznesi i vogël dhe jo fasoneritë që

Poetja Flutura Açka, në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, ka ngritur alarmin se fasoneritë janë vatra zjarri të koronavirusit.

Sipas saj, këto aktivitete me grupime të mëdha njerëzish duhet të ishin mbyllur.

"Këto call center, fasoneri, vende ku ka përqendrim të madh njerëzish janë vatra të rrezikshme zjarri të koronavirusit. Këto duhet të ishin të parat që duheshin shmangur. Nuk u bë kjo gjë, u mbyllën njerëz me pa të drejtë që po të respektojnë largësinë fizike nuk i prishin punë askujt. Në fakt duhet të ishin mbyllur këto vatra zjarri. Kjo jo vetëm që është një gjë e dënueshme, por edhe kriminale", tha Açka.