AKTUALITET, 16 Shtator 2018, 11:25

Digjet klinika dentare në Tiranë, dyshohet e qëllimshme (Foto)

Një klinikë dentare është djegur gjatë natës në Laprakë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se klinika që është djegur i përket stomatologut Besian Tusha.

Policia dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi në vendin e ngjarjen janë gjetur gjurmë gjaku. Dyshohet se autori është lënduar kur ka thyer xhamin e derës se klinikes nga ku edhe është vene zjarri.