AKTUALITET, 23 Qershor 2021, 18:50

Shkrumbohet nga flakët teksa lëvizte një makinë në Himarë

Shkrumbohet nga flakët teksa lëvizte një makinë në


Një makinë është përfshirë nga flakët në Qafën e Vishës në Himarë.

Raportohet se shkak i zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike në makinë, megjithatë po hetohet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Në momentin kur është përfshirë nga flakët, makina ka qenë në lëvizje. Makina e shkrumbuar nga flakët mësohet se mbante targat AB 413 AM.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.