AKTUALITET, 23 Qershor 2021, 16:25

Ulen shifrat, një rast i ri me koronavirus në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Ulen shifrat, një rast i ri me koronavirus në 24 orët e fundit,


Lajme te mira vine ne lidhje me situaten e pandemise se COVID-19 ne vendin tone. Mesohet se ne 24 oret e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete, dhe eshte zbuluar vetem 1 rast i ri.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1960

Testime totale 783,516

Raste pozitive 132,497

Raste të shëruara 129,955

Raste Aktive 87

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 28

Shkodër 26

Durrës 10

Lezhë 7

Berat 6

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës 2

Korçë 1

Vlora 1