AKTUALITET, 16 Janar 2020, 11:41

Mediat serbe në festë pas padisë që Rama i bëri Haradinajt


Kryeministri Edi Rama ka paditur zyrtarisht për shpifje homologun e tij në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Lajmi ka shkuar deri në Serbi, ku të gjitha të përditshmet i kanë dedikuar një artikull ngjarjes, duke i shtuar edhe komentin e tyre në titull.

(Lajmi tek Alo)

Alo shkruan: Edi Rama i Shqipërisë hedh në gjyq Ramush Haradinajn, ekzekutori i Kosovës merr padinë me urgjencë. Por nuk janë ndaluar as mediat e tjera…

(Lajmi tek Kurir)

(Lajmi tek Telegrafi serb)

Espreso: Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn. Shkak është Serbia

Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje.

Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.