LIFESTYLE, 19 Nëntor 2019, 19:29

Po bën xhiron e rrjetit/ Edi Manushi bën gafën e madhe në mes të emisionit

Mbrëmjen e djeshme, emisioni i njohur “Proesi Sportiv” është hapur nga tenori i njohur Kastriot Tusha. Menjëherë pas mbylljes së performancës së tij, moderatori Edi Manushi ka bërë një gafë, që po bën xhiron e rrjetit.

Ai e ka prezantuar Kastriot Tushën, si Kastriot Çaushi, i cili është aktor. Kjo nuk është hera e parë që Manushi ka bërë një gafë në emision por sidoqoftë janë gjëra që ndodhin. Për fatin e tij të mirë, gabimi i tij është kapur dhe nga Ilda Bejleri, e cila bëri që situata të kalohej shpejt dhe me humor.

Përsa i përket Kastriotit, ai është shprehur shumë i indinjuar në studio, pasi Ardit Gjebrea nuk i kishte bërë ftesë për inaugurimin e stadiumit ‘Air Albania.”