TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të hënë, i ftuar në ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo ishte fituesi i ‘Big Brother 6’, Anaid Kaloti.
Në studio është trajtuar tema ‘A mbetemi dot shokë me ish-partnerin?’, dhe ai ka treguar për eksperiencat e veta.
Anaidi ka treguar se i ka ndodhur që pas një ndarjeje, ta kthejë dashurinë në miqësi duke vazhduar komunikimin me ishin.
Por ai e ka provuar dhe anën tjetër të medaljes, atë kur mbyllet çdo lloj komunikimi.
Kështu i ka ndodhur me modelen Oriola Marashi! Vite më parë historia e tyre e dashurisë është përfolur shumë në media.
E pyetur nga Bieta në lidhje me modelen, Anaidi është përgjigjur: “Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim.
Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin.” Më pas nga këmbënguljet e moderatores, fituesi i Big Brother ka treguar se ndjenjat nuk menaxhoheshin dot nga ana e tij.